Telegrafi

Arrestohet një person nga Saraji, i dënuar me dy vite burg

MPB Maqedoni informon se më 19.09.2023, në ora 16:00 në fshatin Lubin, komuna e Sarajit, zyrtarë policorë nga ekipi operativ i kërkimit në SPB Shkup, kanë arrestuar N.I.(36) nga Shkupi.

Ai kërkohej me urdhër qendror me urdhër të Gjykatës Themelore Penale Shkup për vuajtje të dënimit me burgim prej dy vjetësh për veprën penale “lëndim i rëndë trupor” nga neni 131 i Kodit Penal.

Personi është dërguar në Burgun e Shkupit për vuajtje të dënimit.