Site icon Telegrafi

Arrestohet një person nga Radovishi, tentoi me furgon të transportojë 43 emigrantë

Policia e Maqedonisë njofton se ka arrestuar një trafikues emigrantësh 30-vjeçar nga fshati Koxhalija i Radovishit.

Sipas policisë, ai ka tentuar që në një furgon, i cili ka qenë i dedikuar për transportin e brumërave, të transportojë 43 emigrantë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Furgoni kishte qenë duke lëvizur në drejtim të Kumanovës, në dalje të fshatit Kosturnik, dhe në moment patrulla policore i kishte bërë me shenjë që të ndalet për kontroll rutine. Fillimisht furgoni kishte bërë sikurse po ndalet para makinës së policisë tek pompa e benzinës, por në një moment e kishte rritur shpejtësinë dhe i kishte ikur policisë. Por, policia e kishte ndjekur prapa deri në fshatin Pukovsko të Shën Nikollës, në një rrugë qorre, e pastaj në një oborr të një shtëpie”, thuhet në njoftimin e policisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ata shtojnë se në furgon ishin 43 emigrantë, mes tyre edhe tetë persona të mitur. 14 persona ishin nga Pakistani, 16 nga Iraku dhe 13 nga Afganistani. Të gjithë emigrantët janë dërguar në qendrën transitore në Tabanoc./Telegrafi/

Exit mobile version