Site icon Telegrafi

Arrestohet një person nga Radovishi, kërkohej me urdhër qendror

Foto: Ilustrim

Në orën 06.00 në fshatin Damjan të Radovishkos, zyrtarë policorë nga SPB Radovish kanë ndaluar A.P. (37) nga fshati Damjan.

Ai kërkohej me urdhër qendror të lëshuar nga burgu i Kumanovës për shkak të arratisjes së tij nga ky burg.

A.P. është i dënuar me tetë vjet e dy muaj burg, ndërsa i kishin ngelur edhe dhjetë muaj dënim me burg.

Personi i arrestuar do t’u dorëzohet autoriteteve të burgut./Telegrafi/

Exit mobile version