Telegrafi

Arrestohet një person nga Prilepi, dyshohet se ka përdhunuar dy vajzat e tij të mitura

Foto: Ilustrim

MPB Maqedoni njofton se dje (27.06.2024) në ora 17:15, zyrtarët policorë të Prilepit e kanë arrestuar A.R. (36) nga fshati Prilep.

Ai është arrestuar duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm nga një e mitur nga fshati Prilep, e cila në prani të punëtores sociale dhe nënës së saj ka raportuar se në periudhën kohore prej vitit 2021 deri dje, babai i saj A.R. disa herë i ka përdhunuar.

“Është njoftuar prokurori publik dhe po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.