Telegrafi

Arrestohet një person nga Kumanova, u shiste drogë të burgosurve

Policia ka ndaluar një person nga Kumanova, i cili dyshohet se u shiste drogë të burgosurve.

“Është arrestuar personi L.A.(41) nga Kumanova. Ai dyshohet se personave V.M. nga Kumanova dhe Sh.Sh. nga Radovishi, të dënuar në burgun e Kumanovës, ka organizuar futjen dhe shitjen e drogës tek ta”, njofton MPB.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë raport përkatës.