MPB Maqedoni njofton se është arrestuar një 42-vjeçar nga Haraçina, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer disa vepra penale – ku gjashtë prej tyre i ka pranuar vetë se i ka kryer.
“Pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve, më datë 02.04.2024 në Kavadar, nëpunësit policorë nga DPB Kavadar e kanë privuar nga liria N.E.(42) nga fshati Orllancë, komuna e Haraçinës. Ai dyshohet se në rajonin e DPB Kavadar ka kryer më shumë vepra penale “vjedhje e rëndë””.
“N.E. është mbajtur në stacion policor dhe në bisedë zyrtare ai i ka pranuar gjashtë vepra penale “vjedhje e rëndë”, të cilat i ka kryer në subjekte juridike, ku ka marrë më shumë mjete. Plaçka është gjetur dhe kthyer te pronarët. Është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të ngjarjeve kundër tij, do të vijojë kallëzime përkatëse”, thuhet në njoftimin e MPB-së.