Telegrafi

Arrestohet një person nga Gostivari për shkak të falsifikimit të parave

Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur se gjatë ditës së djeshme rreth orës 10:40, policët kanë arrestuar 54-vjeçarin A.S për shkak dyshimeve të bazuara se ka kryer veprën penale ‘falsifikim parash’.

Sipas policisë, ai disa herë në barnatore dhe në dy shitore, ka lëshuar në qarkullim para të falsifikuara, përkatësisht 50 euro.

Po ndërmerren masat për zbardhjen e plotë të rastit ndërsa ndaj personit A.S do të ngritet procedurë./Telegrafi/