Telegrafi

Arrestohet një person nga Gostivari për posedim të një sasie të madhe fishekzjarrësh

Gjatë ditës së djeshme policia e staciot policor të Gostivarit ka gjetur një sasi të konsiderueshme të mjeteve piroteknike.

“Dje rreth orës 13:00 në rrugën ‘Vllezërit Gjinoski’ në Gostivar, policia ka arrestuar 34 vjeçarin M.K nga fshati Simnicë te i cili janë gjetur dhe konfiskuar 920 copë mjete të ndryshme piroteknike, më shumë fishekzjarrë” thuhet në njoftimin e MPB, njofton Telegrafi Maqedoni.

Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, ndaj 34 vjeçarit do të iniciohet parashtresë adekuate./Telegrafi/