SPB-Tetovë njofton se dje kanë arrestuar një 37-vjeçar nga Gostivari i cili kërkohej për vuajtjen e dënimit me burg.
“Dje (28-nëntor) në ora 22:45, nga rruga “Major Çede Filipovski” në Gostivar, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë- DPB Gostivar, me urdhër të Gjykatës Themelore të Gostivarit, kanë ndaluar për vuajtje të dënimit me burg personin H.K. (37) nga Gostivari. Personi në fjalë është dërguar në INKP-Tetovë për vuajtje të dënimit”, njoftojnë nga SPB Tetovë.