Site icon Telegrafi

Arrestohet një person në Vushtrri

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar në komunën e Vushtrrisë pasi që i njëjti kishte kanosur dhe sulmuar dy persona.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi i njëjti kishte kanosur dhe ka tentuar që t’i sulmojë fizikisht dy meshkuj K/Shqiptarë”, thuhet në raportin e policisë.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Exit mobile version