MPB njofton se dje kanë arrestuar një 44-vjeçar nga Velesi i cili dyshohet për vjedhje.
“Me datë 25.12.2022 rreth orës 21:00, zyrtarë policorë nga SVR Veles e kanë privuar nga liria SM (44) nga Velesi. Ai dyshohet se ka marrë disa sende nga Tregu i Gjelbër i Qytetit në Veles.
Gjërat e vjedhura i janë gjetur dhe i janë kthyer pronarit, ndërsa personi është ndaluar në stacionin policor.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës”, njoftojnë nga MPB./Telegrafi/