MPB Maqedoni njofton se dje (13.07.2023) rreth orës 15:40 në Tetovë, zyrtarë policorë të SPB Tetovë kanë arrestuar 66 vjeçarin banues në Tetovë, i cili dyshohet se paraprakisht ka kryer një vjedhje, gjatë së cilës një gruaje ia ka marrë sendin personal.
Sendi i vjedhur i është gjetur dhe i është kthyer pronarit, ndërsa personi është ndaluar në komisariat.
Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj R.M. do të dorëzohet kallëzim penal i duhur.