SPB Tetovë njofton se zyrtarët policorë dje (20-mars) rreth orës 19:50, në rrugën “Pançe Popovski” në Gostivar, kanë privuar nga liria 41-vjeçarin S.S. nga Sellca Keqe e Tetovës.
Ai më parë ishte raportuar nga një 30-vjeçare nga Gostivari me të cilën ishte në lidhje dashurie se para ndërtesës në të cilën ajo kishte banuar i kishte marrë njërin nga dy fëmijët e mitur dhe e kishte kërcënuar.
Ai është mbajtë në Stacionin Policor të Gostivarit për pastrimin dhe dokumentimin e çështjes.