Policia ka arrestuar një të dyshuar në Skenderaj për veprën penale falsifikim i dokumenteve dhe mashtrim.
Sipas policisë, i njëjti iu ka mundësuar katër personave certifikata të veteranëve të luftës e të cilët më pas kanë përfituar pensionin si veteranë në mënyrë të paligjshme.
Në njoftim thuhet se me urdhër të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/