Site icon Telegrafi

Arrestohet një person në Shkup për tentim grabitje

Zyrtarët policorë të SPB Shkup mbrëmë arrestuan B.K (33) nga Shkupi pas denoncimit se rreth orës 21:00 ka tentuar të grabisë një market në rrugën “Dragisha Mushkoviq” në Shkup.

Siç njoftojnë nga MPB, menjëherë pas denoncimit janë marrë masa për gjetjen e kryesit, ndërsa kryesi është privuar nga lriria.

“Gjatë aksionit për privim nga liria, zyrtari policor dy herë ka shkrepur armën për paralajmërim. Nga e punësuara në market është bërë identifikimi i kryesit”, thonë nga policia.

Pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të parashtrohet kallëzim penal për tentim grabitje./Telegrafi/

Exit mobile version