Mbrëmë në ora 22:20 në rrugën “Samoilova” në Shkup, policët nga Sektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor – Departamenti i Kërkimeve kanë ndaluar S.K.(27) nga Shkupi.
Ai kërkohej me urdhër të Gjykatës Themelore Penale Shkup për vuajtje të dënimit me burg prej 10 muajsh për vepër penale të kryer nga neni 383 i Kodit Penal.
Personi është dërguar në burgun e Shkupit për vuajtje të dënimit./Telegrafi/