Ministria për Punë të Brendshme ka njoftuar se në Shkup është arrestuar një vjedhës, i cili është i kërkuar për të vuajtur dënimin me 18 muaj burg.
“Sot në ora 12.25 në rrugën “Guadalahara” në Shkup, zyrtarë policorë nga Grupi Operativ Kërkimor në SPB Shkup e kanë arrestuar B.U.(40) nga Shkupi”.
“Ai kërkohej me urdhër qendror me urdhër të Gjykatës Themelore Penale Shkup për vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej një viti e gjashtë muaj për veprën penale “vjedhje e rëndë” nga neni 236 të Kodit Penal, njoftoi MPB.
MPB njoftoi se personi do të dërgohet në institucionin penal kompetent për vuajtje të dënimit.