Telegrafi

Arrestohet një person në Shkup, kapet me lëndë narkotike

Policia dje ka arrestuar një person në Shkup për shkak të tregtisë me lëndë narkotike.

Me datë 01.04.2022 rreth orës 23:45 në rrugën “Sllovenia” në Shkup, pas informacioneve të marra paraprake, zyrtarët policorë të Departamentit të Policisë Kriminale – Sektori për tregti të paligjshme me drogë, armë dhe substanca të rrezikshme, kanë arrestuar R.P.(37) nga Shkupi.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij “Fiat Bravo” me targa të Shkupit, nën kapuç i është gjetur dhe konfiskuar një pako me rreth 350 gramë marijuanë.

Pa plotësimit të dokumentacionit kundër R.P. do të ngritet kallëzim penal./Telegrafi/