Dje në ora 14:50 në rrugën “Boca Ivanova” në rrethin e varrezave “Butel”, zyrtarë policorë nga SPB Shkup e kanë arrestuar D.D. (35) nga Shkupi, pasi i njëjti është sjellë në mënyrë agresive ndaj policëve të cilët kryenin veprime zyrtare.
Pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të ngritet procedim përkatës./Telegrafi/