Site icon Telegrafi

Arrestohet një person në Shkup, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme në ambient të hapur

Foto: Ilustrim

Ministria për Punë të Brendshme informon se dje në rajonin e Draçevës nga ana e zyrtarëve policorë të stacionit të Draçevës, është privuar nga liria shtetasi F.S (59) nga fshati Koliçan i Poshtëm i Shkupit.

Sipas denondimit të datës 09.08.2022 në orën 11:55 minuta, përgjatë rrugës në drejtim të fshatit Pagarushë është vërejtur se një person që drejtonte një automjet “Skoda Felicia”, me targa të Shkupit, ka zbritur nga vetura dhe me shkrepëse ka ndezur barin e thatë përgjatë kësaj rruge.

Nga Stacioni Policor i Draçevës bëjnë me dije se janë ndërmarrë të gjitha masat dhe aktivitete e nevojshme duke bërë të mundur ndalimin e personit në fjalë. Ndërsa për fikjen e zjarrit është dashur ndërhyrja e Njësitit Kundër Zjarreve të Shkupit.

Nga MPB thonë se në koordinim me Prokuror Publik pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër shtetasit F.S. do të parashtrohet kallëzim përkatës./Telegrafi/

Exit mobile version