Site icon Telegrafi

Arrestohet një person në Prishtinë, shtiu me armë në një aheng familjar

Një person është arrestuar pasi ka shtënë me pistoletë në një aheng familjar.

Sipas raportit të policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 19:50 në fshatin Llukar, në Prishtinë.

Në raport thuhet se është konfiskuar pistoleta me 19 fishek dhe 5 gëzhoja.

Ndërkaq, me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Exit mobile version