Telegrafi

Arrestohet një person në Prishtinë për armëmbajtje pa leje

Njësitet policore të stacionit Jugu në Prishtinë, sot rreth orës 02:00, në një lokal në lagjen Veterrnik në Prishtinë, kanë ndaluar një person, tek i cili (në brez), kanë gjet dhe konfiskuar një revole M57 e kalibrit 7.62 mm si dhe një karikatorë me 8 fishekë.

“Personi i dyshuar është H. K, mashkull, 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, pas intervistimit me urdhër te prokurorit të shtetit, është liruar në procedurë të rregullt, ndërkohë që ndaj tij në stacionin policor jugu në Prishtinë është iniciuar rasti, Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar i armës”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/