Me datë 29.01.2023 në ora 19:20 në rrugën “Trajko Nikoloski” në Prilep, zyrtarë policorë nga SPB Manastir – DPB Prilep kanë arrestuar J.P.(40) nga Prilepi.
Ai u kap duke vjedhur në parcelën e një personi juridik në fshatin Krivogashtan. Gjërat e vjedhura u gjetën dhe iu kthyen pronarit.
Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngritet kallëzim përkatës.