Site icon Telegrafi

Arrestohet një person në Mitrovicë për ‘Kanosje’

Foto: Ilustrim

Në orët e paradites së sotme hetuesit policorë  në kuadër të Stacionin Policor “Jugu” në Mitrovicë,  kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Kanosje”.

Arrestimi i të dyshuarit, është bërë mbi bazën e dyshimeve të  arsyeshme, pasi që i njëjti  kishte kanosur anëtarët e familjes së tij.

“Gjatë veprimeve të zgjeruara hetimore hetuesit policorë pas një kontrolle në shtëpinë e të dyshuarit kanë gjetur dhe sekuestruar një armë të shkurtë të llojit pistoletë. Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit”, thuhet në njoftim.

Ndërsa pas  intervistimit,  të dyshuarit J. Sh., 54 vjeçar, me vendim të prokurorit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë. /Telegrafi/

Exit mobile version