Site icon Telegrafi

Arrestohet një person në Kumanovë për posedim të lëndëve narkotike

Foto: Arkiv

Nga SPB Kumanovë njoftojnë se kanë arrestuar një dilerë droge nga dshati Tabanoc.

“Sot (13.04.2021) policia nga SPB Kumanovë arrestoi B.J. (36) nga fshati Tabanoc, sepse gjatë një kontrolli në automjetin “Ford Focus”, me targa të Kumanovës, të cilën ai po e drejtonte, është gjetur dhe sekuestruar marihuanë.

Personi është ndaluar dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të ngrihet parashtresa të duhura./Telegrafi/

Exit mobile version