Telegrafi

Arrestohet një person në Komoran – policia ia gjeti 16 shtetas sirian në furgon

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka ndaluar një person në fshatin Komoran, i cili ishte duke drejtuar furgonin me targa vendore.

Gjatë kontrollit në brendi të tij ndodheshin 16 migrantë që të gjithë meshkuj shtetas Sirian, ku nga të njëjtit janë sekuestruar para, 2 telefona celular po ashtu dhe furgoni.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje ndërsa migrantët janë dorëzuar në Drejtorinë e Migrimit dhe të Huajve. /Telegrafi/