Një person është arrestuar në Istog për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
Policia e Kosovës ka njoftuar se njësiti policor pranë Stacionit Policor në Istog, më 03.01.2020, ka pranuar një informatë se një person kishte postuar ne rrjetet sociale duke shtënë me armë zjarri.
Pas identifikimit të personit, njësitet e Stacionit Policor Istog, ne koordinim të plotë me Gjykatën themelore ne Pejë dega Istog, kanë kryer kontroll-bastisje ne shtëpinë e të dyshuarit A.N. i lindur me 1996 m/k/sh, njofton Policia, përcjell Telegrafi.
Gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar një armë automatike AK47 dhe dy karikatorë të së njëjtës armë, një pistoletë e tipit M-57 një karikator i së njëjtës armë dhe pesëdhjetë (50) copë fishek të kalibrit 7.62mm.
Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit të shtetit i është caktuar masa e ndalimit prej 48-orësh. /Telegrafi/