Telegrafi

Arrestohet një person në Gostivar, i dënuar me tre vite burg për trafikim me qenie njerëzore

MPB Maqedoni njofton se dje (25.07.2024) në ora 14:40 në rrugën “Zivko Brajkovski” në Gostivar, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë ndaluar personin F.T (55) nga Gostivari.

“Ai kërkohej me urdhër të gjykatës për vuajtje të dënimit me burg prej tre vjetësh, për veprën penale “Trafikim me qenie njerëzore” nga neni 418 paragrafi 3 i Kodit Penal”.

“F.T është dërguar në Burgun e Idrizovës në Shkup për vuajtje të dënimit me burgim”, thonë nga MPB.