Policia e Kosovës në Gjilan ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit ku ka gjetur 6.7 kilogramë kanabis dhe 72 saksi me bimë të kanabisit.
I njëjti është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Me vendim të gjykatës njësiti i DHTN-së në Gjilan ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit mashkull K-Shqiptar, ku janë gjetur dhe janë konfiskuar 6.7 kilogramë kanabis, 72 saksi me bimë të kanabisit, foli të ndryshme, një telefon celular.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/