Telegrafi

Arrestohet një person në Gjakovë, rrahu nënën dhe babain e tij

Foto: Ilustrim

Një person në Gjakovë ka ushtuar dhunë fizike dhe psikike ndaj prindërve të tij.

Nga lëndimet e shkaktuara, nëna dhe babai i tij kanë pranuar tretman mjekësor.

Policia e Kosovës ka njoftuar se personi që ushtroi dhunë ndaj prindërve është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj prindërve të tij viktimat mashkull dhe femër kosovar -e. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.