Policia e Kosovës ka arrestuar të enjten mbrëma një person pasi dyshohet se ka dhunuar një shtetase nga Shqipëria.
Në raportin e policisë, thuhet se personi i arrestuar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Në raportin 24-orësh të policisë nuk jepen më shumë detaje, por dihet se rasti ka ndodhur në rrugën “Skënderbeu” në Gjakovë, të enjten rreth orës 21:00.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull/K, pasi që dyshohet se i njëjti ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me viktimën femër shtetase të R. Shqipërisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/