Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, njofton se me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë i dyshuari E.H., sepse i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën GJ.K., të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore.
Sipas njoftimi për media ekziston dyshimi se i njëjti kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” nga neni 186. par. 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). /Telegrafi/