Policia e Kosovës në Regjionin e Ferizajt ka njoftuar se një ditë më parë kanë marrë informatën se një person ka përdorur armën e zjarrit në fshatin Gaçkë. Ndërkohë ekipet e Policisë kanë arritur ta identifikojnë personin 42 vjeçar dhe të njëjtin e kanë arrestuar.
“Policët e rendit menjëherë janë nisur në atë drejtim dhe kanë arritur të identifikojnë personin XH.R ( M/K) i moshës 42 vjeçar, tek i cili është gjetur arma e zjarrit, pushkë e gjuetisë. I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar arma ( pushkë e gjuetisë)”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Sipas Policisë rasti është cilësuar” Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve”.