Një person është arrestuar në fshatin Talinovc i Muhaxherëve në Ferizaj, si i dyshuar për dhunë në familje.
Policia njofton se i dyshuari A.TH 27-vjeçar, të premten mbrëma ka shkaktuar dhunë në familje duke e kanosur nënën e tij 62-vjeçare.
“Policët e stacionit në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot kanë pranuar një informacion se mbrëmë rreth orës 22:30 në fshatin Talinovc i Muhaxherëve të Ferizajt ishte një rast i dhunës në familje”, thuhet në komunikatën për media.
“Në lidhje me këtë policia i ka marrë veprimet e nevojshme dhe në rast janë kyçur hetuesit e Njësisë së Dhunës në Familje të cilët e kanë arrestuar personin A.Th (M.K) i moshës 27 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje, kishte shkaktuar dhunë në familje duke e kanosur nënën e tij të moshës 62 vjeçare”.
Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore. Ndërsa, rasti është cilësuar “Dhunë në familje”. /Telegrafi/