Telegrafi

Arrestohet një person në Han të Elezit, i cili ishte i kërkuar nga Policia

Foto: Ilustrim

Policia e Ferizajt, rreth orës 11:22, të së mërkurës kanë arrestuar një person të kërkuar nga Ferizaj.

Siç njoftohet, PK ka pranuar një informacion nga policët e pikës kufitare në Han të Elezit, se kanë ndaluar personin e kërkuar me inicialet P.Sh (M/K), i moshës 31 vjeçar, i cili më pas nga policia e Ferizajt është arrestuar dhe shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj, për veprën penale ‘’ Lëndim trupor ’’ me dënim burgimi prej shtatë (7) muajve.

Pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës, transmeton Telegrafi.