Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një person të dyshuar për trafikim me njerëz.
Ngjarja ka ndodhur sot në Prizren pas hetimeve konsistente të Policisë dhe një operacioni të zhvilluar.
I dyshuari, R.K, është arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Trafikim me Njerëz” nga neni 171 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Pas realizimit të procedurave të intervistimit, lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit pran Prokurorisë Themelore, departamenti për krime të rënda në Prizren, dhe me vendim të tij i dyshuari ndalohet për 48 orë, për procedura të mëtejme ligjore.