Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjilan, pasi i njëjti ishte duke bashkëjetuar me një të mitur e cila nga familjarët e saj ishte raportuar si e zhdukur.
Rasti ka ndodhur nga 30 korrik, ndërsa arrestimi i të dyshuarit është bërë të hënën.
“Më 16.08.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte bashkëjetuar me viktimën e mitur femër kosovare, e cila nga familjarët e saj ishte raportuar si person i zhdukur”, thuhet në raport.
Pas intervistimit i dyshuari, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/