Personi i arrestuar është Shkëlqim Kurti, 30 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për dezertim, ndërsa po punohet për arrestimin e dy personave të tjerë që ishin pjesë e grabitjes me dhunë.
Grabitja e supermarketit ndodhi të martën rreth orës 20:00, në afërsi të rrugës “Sulejman Delvina”, në Tiranë.
Sipas policisë, Kurti, në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, dyshohet se kanë vjedhur nën kërcënimin e armës një sasi të konsiderueshme parash./Telegrafi/