Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës që ka ndodhur ditën e mërkurë në Prishtinë, ku një i mitur ka sulmuar fizikisht babain e tij.
Gjithashtu, i mituri ka sulmuar edhe vëllain e tij.
Rasti ka ndodhur rreth orës 23:00.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar – i mitur, nën dyshimin se i njëjti pas një mosmarrëveshje në familje (me babain) ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar -vëllain tij po ashtu i mitur, i cili kishte ndërhyrë për të penguar sulmin ndaj babait të tyre”, thuhet në njoftim.
Policia bën të ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/