Site icon Telegrafi

Arrestohet një ish këshilltar i Rezervës Federale nën dyshimet për spiunazh për Kinën

Departamenti amerikan i Drejtësisë njoftoi se ka arrestuar një ish këshilltar të lartë të Rezervës Federale nën dyshimet se i shiti Kinës sekrete shtetërore.

Në një aktakuzë nga juria e madhe, 63-vjeçari John Harolds nga qyteti Vienna i Virxhinias, akuzohet për vjedhje të sekreteve tregtare nga Rezerva Federale dhe shitjen e tyre spiunëve kinezë për një shumë prej të paktën 455,000 dollarësh, ndërsa jepte mësim në një universitet në Kinë.

Ai akuzohet gjithashtu se ka gënjyer hetuesit e Rezervës Federale dhe zyrtarët e Byrosë për Mbrojtjen Financiare të Konsumatorit.

Departamenti i Drejtësisë njoftoi të premten ngritjen e padisë dhe arrestimin e të dyshuarit Rogers, të njëjtën ditë që ai doli përpara një gjykate në Uashington.

Gjykatësi i ka hequr të drejtën e lirimit me kusht ndërsa të martën do të paraqitet në gjykatë.

I dyshuari, i cili ka një doktoratë në fushën ekonomike, ka punuar për Rezervën Federale nga viti 2010 deri në vitin 2021, sipas dokumenteve të gjykatës. /VOA/

Exit mobile version