Uniformat blu prangosën shtetasin Gjovalin Gjoka, i cili akuzohet për “vrasje në bashkëpunim”, duke iu referuar një vrasje të ndodhur në janar të vitit 2011.
Gjoka në bashkëpunim me persona të tjerë, akuzohet për vrasjen e 30-vjeçarit Paulin Deda. Gjoka ishte shpallur në kërkim nga policia e Lezhës, dhe këtë akt të rëndë e ka kryer se bashku me dy persona të tjerë, raportoi Ora News./Telegrafi/