Video e arrestimit të një gruaje shtatzënë në Australi për organizimin e një proteste paqësore kundër masave kufizuese u bë virale.
Videoja tregon oficerët e policisë duke prangosur Zoe-Lee Buhler, 28 vjeçare, para syve të bashkëshortit dhe fëmijëve në shtëpinë e saj në Victoria, raporton BBC.
Buhler filloi të qante gjatë arrestimit, duke i thënë policisë se “nuk e dinte se po bënte diçka keq”, transmeton Telegrafi.
Autoritetet australiane kanë mbrojtur veprimet e oficerëve të policisë, duke thënë se ata vepruan në mënyrë të përshtatshme për situatën.
Ndryshe, Australia ka marrë masa më të rrepta pas rritjes së numrit të personave të infektuar me virus. /Telegrafi/