Më datë 23.10.2023 në ora 13:15, zyrtarët e policisë nga SPB Kumanovë e kanë privuar nga liria M.Z (25) nga Kumanova për shkak të dyshimit se të njëjtën ditë ka hyrë në dy shtëpi në Kumanovë dhe ka marrë sende dhe para.
Disa nga objektet u gjetën dhe iu kthyen pronarëve.
“M.Z. është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj saj do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB./Telegrafi/
*Foto: Ilustrim