Telegrafi

Arrestohet një grua tek dyert e burgut të Shkupit, ka kërcënuar drejtorin Rahiq

Policia ka arrestuar një grua e cila sot ka prishur rendin dhe qetësin publike në burgun e Shuto Orizares. Sipas informacioneve nga policia gruaja ka shkaktuar probleme në dyert e burgut dhe ka kërcënuar drejtorin e burgut Esad Rahiq.

Nga MPB thonë se gruaja është larguar, pas së cilës janë marë masa për arrestimin e saj në stacionin policor për procedura të mëtejshme.

Gruaja e arrestuar gjendet në stacionin policor ku po merret në pyetje, ndërsa nga policia thonë se po punohet për zbardhjen e rastit./Telegrafi/