Site icon Telegrafi

Arrestohet një grabitës në Shkup

Një 17 vjeçare nga Shkupi ka qenë viktimë e kërcënimit me armë të ftohtë dhe si pasojë e grabitjes së çantës së saj nga një person i panjohur. Fatmirësisht, autori i veprës është gjetur dhe është arrestuar nga policia.

“Më datë 09.06.2023 në ora 18:30 në rrugën ‘Manapo’ në Shkup, zyrtarë policorë nga SPB Shkupi e kanë privuar nga liria F.A (68) nga Shkupi. Ai dyshohet se rreth orës 18:10 i ka marrë një çantë 17-vjeçares nga Shkupi duke e kërcënuar me sende të mprehta në rrugën ‘Mramorec’. Atij iu gjetën sendet e mprehta dhe sendet e vjedhura. Personi është ndaluar në komisariat dhe me të është zhvilluar një intervistë zyrtare”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Exit mobile version