Policia e Kosovës ka arrestuar një femër në Gjilan, meqë e njëjta ka tentuar të sulmojë me thikë një person të cilit edhe i ka shkaktuar lëndime trupore.
Sulmuesja dhe viktima mashkull, thuhet të kenë pasur mosmarrëveshje para incidentit. Policia ka arritur të konfiskojë mjetin e dyshuar se është përdorur në këtë rast.
Ndërsa, e dyshuara që është arrestuar dje, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.