Autoritetet saudite kanë arrestuar punonjësin e një hoteli në Egjipt, i cili shfaqet në një video që autoritet po e konsiderojnë si “ofenduese”, ku shihet duke ngrënë drekën së bashku me një kolege, shkruan Guardian.
Pamjet e filmuara nga ky burrë janë shpërndarë në masë të madhe në rrjetet sociale, por ky veprim i tij që shihet duke ngrënë drekën së bashku me një kolege ka shkaktuar reagime të ashpra, transmeton Telegrafi.
Gruaja e mbuluar ia bën me dorë kolegut duke u drejtuar para kamerës, por mjaftuan këto 30 sekonda të videos që të shkaktojnë reagime, pasi ajo duket se e “ushqen” kolegun.
Mediat botërore raportojnë se ky burrë është arrestuar në Jeddah për shkak të videos “ofenduese”, ndërsa sipas ligjeve në Arabinë Saudite një veprim i tillë ndalohet.
Në Arabinë Saudite femrat që nuk kanë lidhje familjare me një mashkull, nuk lejohen të ulen afër njëri-tjetrit kur janë në vend pune apo restorant. /Telegrafi/