MPB njofton se dje kanë arrestuar një të arratisur nga burgu i Prilepit
“Me datë 30.01.2023, në rrugën “Goce Dellçev” në fshatin Krivogashtani, rajoni i Prilepit, policia nga SPBR Manastir – Departamenti i Policisë Krivogashtani kanë arrestuar P.M. (36) nga fshati Krivogashtani.
Ai kërkohej me urdhër të Burgut të Prilepit për arratisje nga burgu.
Personi është dërguar në institucion për të vuajtur dënimin me burg prej dy vjet e tre muaj”, njoftojnë nga MPB./Telegrafi/