Sot (23.07.2024) zyrtarët policorë nga DPB Qendra dhe Bit Pazari në kuadër të SPB Shkup kanë ndaluar J.Sh. (46) nga Shkupi, i cili kërkohej me urdhër për arratisje nga burgu i Idrizovës.
Ai u dënua me një vit burg për vepër penale nga neni 236 i Kodit Penal, ndërsa i ka mbetur 3 muaj e 23 ditë për të vuajtur.
Personi do të dërgohet në institucionin penal kompetent./Telegrafi/