Site icon Telegrafi

Arrestohet një 40-vjeçar nga Velesi, ka tentuar të vjedhë rrymë

Foto: Ilustrim

Dje në ora 10:00, policia nga SPB Veles kanë arrestuar S.M. (44) nga Velesi.

Ai dyshohet se më datë 05.11.2022 rreth orës 22.40 në rr. “8 shtatori” në Veles ka tentuar të kryejë një “vjedhje të rëndë” nga një nënstacion i EVN-së duke përdorur një mjet, por nuk ka arritur qëllimit.

Ka pasur një shpërthim pasi ai u përpoq të priste kabllot.

Personi është ndaluar në stacionin policor në Veles dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë procedurat përkatëse./Telegrafi/

Exit mobile version